LIVE UPDATES

E PAPRECEDENTË/ Arrestohet Liam Osmani brenda në Big Brother, avokati: Padrejtësi, askush s'dinte asgjë! Do dalë i pafajshëm

➤Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Big Brother Albania VIP, ku policia ka ndaluar banorin më të ri të shtëpisë, Liamin. ➤Edhe pse ndodhej prej disa ditësh në territorin shqiptar, policia e ka prangosur Liamin pikërisht në shtëpinë e Big Brother. ➤Ndaj tij ka pasur një dënim me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale të mashtrimit. ➤Vetë Liami është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të vendimit të formës së prerë që Gjykata e Tiranës ka dhënë ndaj tij. 

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Arrestimi i Liamit në BBV, avokati: Padrejtësi! Për dënimin nuk kishte dijeni as policia, as ai vetë

 

E PAPRECEDENTË/ Arrestohet Liam Osmani brenda në Big Brother, avokati:
Liam Osmani

 

TIRANË- Avokati Dritan Shehaj, përfaqësuesi ligjor i Armando Osmanit i njohur për publikun si Liam Mandiaro, i cili u arrestua brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka mohuar që banori i shtëpisë më të famshme të ketë pasur dijeni për dënimin me dy vite burg për borxhin prej 6 mijë eurosh. Në reagimin zyrtar, avokati Shehaj shkruan se Liam Osmani është një shtetas gjerman që jeton e punon në Gjermani në një nga spitalet në Keln dhe se autoritetet shqiptare nuk u janë drejtuar asnjëherë organeve gjermane për ta kërkuar, njoftuar apo për ta thirrur për të dhënë shpjegime. Arrestimin e tij brenda BBV, Shehaj e konsideron një padrejtësi dhe shton se përsa i përket dënimit, nuk kanë pasur dijeni as autoritetet e aeroportit "Nënë Tereza" dhe as ato të policisë Tiranë, ku Liami që qëndruar 10 ditë përpara se të futej në BBV.

Reagimi zyrtar i avokatit:

Lidhur me ndalimin e kryer sot nga forcat e policise per banorin e big brother, Liam Osmani, dhe njoftimit se ai eshte denuar per mashtrim nga Gjykata e Tiranes, sqarojme se behet fjale per nje ceshtje per te cilen Laim Osmani nuk ka patur asnjehere dijeni, dhe eshte teresisht i paqarte per rrethanat per te cilat ndaj tij jane ngritur akuza te tilla. Vetem diten e sotme, pas shoqerimit nga policia, Liam Osmani ka ardhur ne dijeni te akuzave ndaj tij dhe ekzistences se nje vendimi gjyqesor qe e ka shpallur fajtor per vepren penale te Mashtrimit ndaj nje personi tjeter, per shumen prej 6000 euro.

Ky proces penal ne ngarkim te tij, eshte zhvilluar ne mungesen e Liam Osmanit, ai nuk eshte vene asnjehere ne dijeni te ketij fakti, nuk eshte njoftuar asnjehere nga organet e policise, organi i prokurorise, dhe ne funs as nga gjykata perkatese. Liam Osmani nuk ka patur asnje dijeni per keto akuza, as ka mashtruar apo genjyer ndonjehere ndokend, por te gjitha marrdheniet  e tij  te biznesit i ka te dokumentuara me kontrata dhe dokumenta financiare te rregullta, te cilat rrezojne katerciperisht akuzen e mashtrimit, te ngritur padrejtesisht ndaj tij, dhe te gjykuar ne fshehtesi te plote nga institucionet e gjykates dhe prokurorise. Liam Osmani eshte nje shtetas gjerman, qe jeton dhe punon ne Keln, Gjermani, ne nje nga spitalet e ketij qyteti, dhe eshte e paimagjinueshme qe organet ligjzbatuese te shtetit shqiptar, te mos ti drejtohen asnjehere autoriteve gjermane per ta kerkuar, per ta njoftuar, per ta thirrur per te dhene shpjegime, per ta vene ne dijeni te akuzave qe jane ngritur ndaj tij, per ta degjuar perpara se te nxirrnin konkluzionet perkatese, dhe perpara se ta denonin ne mungese, dhe nxitimthi.

Madje ne menyre paradoksale, per denimin e tij nuk kane dijeni as autoritetet e kufirit te aeroportit te Rinasit, nga ku Liam Osmani ka hyre ne territorin shqiptar perpara 1 jave, nuk kane dijeni as sherbimet e policise te komisariateve te Tiranes, ku Liami ka jetuar keto dite, por cuditerisht kjo gje behet publike vetem pas hyrjes se tij ne shtepine e Big Brother. Sqarojme se Liam Osmani do te ndjeke te gjitha procedurat ligjore per te vene ne vend padrejtesine qe i eshte bere, vendimi i gjykates brenda pak ditesh do te behet null, dhe ceshtja do te shqyrtohet nga e para, dhe jemi te sigurt se ne perfundim Liam Osmani do te shpallet i pafajshem.

Sot, u njoftua nga Policia e Tiranës se Liam Osmani rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi", pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Për rrjedhojë, një ditë pasi Liami u bë pjesë e BBV Albania, policia mësyu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për ta arrestuar. Tashmë, ai ndodhet pas hekurave. 

1 VITE ME PARE

Sot pas hekurave, kush është Liami që rrëmbeu zemrat e publikut në BB5

E PAPRECEDENTË/ Arrestohet Liam Osmani brenda në Big Brother, avokati:
Liam Osmani

TIRANË- Armando Osmani, apo Liam Mandiaro siç e njohin të gjithë është zyrtarisht banori më jetëshkurtër në historinë e Big Brother VIP Albania. Por, ndryshe nga të tjerët që kanë dalë pasi janë eliminuar sipas rregullave të lojës, Liami doli pa biletë kthimi, për tu dërguar drejt e në qelinë e burgut.

Sot, u njoftua nga Policia e Tiranës se ai rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi", pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Por kush është Liami?

Pjesëmarrja në Big Brother 5 e bëri Liamin një personazh të njohur dhe pavarësisht se nuk arriti dot që të bëhej fitues i 100 milionë lekëve përballë Arbër Zekës, ai rrëmbeu zemrat e publikut.

Dalja nga shtëpia e bëri të njohur në tregun e jetës së natës, me emrin “DJ LIAM MANDIARO”, por jo për shumë gjatë.

Banori i BB5 vazhdoi lidhjen me gjermanen Evelin Pollok, me të cilën shkëmbeu unazë në natën e finales së spektaklit “Big Brother”, ku ajo i bëri një surprizë ndërsa hyri në shtëpi me makinë, e veshur me fustan nusërie.

Për shumë kohë u zhduk nga publiku pasi ishte zhvendosur me partneren e tij në Gjermani. Moderatori Ledion Liço teksa e prezantoi një natë më parë tregoi se Liami i ishte dedikuar fushës së mjekësise, pavarësisht se në profilet e tij në rrjetet sociale, nuk e gjejmë të postuar askund me bluzën e bardhë, Vazhdimisht ai postonte video e foto me përmbajtje humori, por nuk jepte të dhëna mbi jetën e tij personale.

Megjithatë, siç duket, jo gjithçka ka shkuar vaj dhe Liami paska ‘shkelur në dërrasë të kalbur’, gjë për të cilën do të përballet me drejtësinë.

 

1 VITE ME PARE

Show apo aksion? Policia e Shtetit kap "prajmin" me arrestimin e Liamit

E PAPRECEDENTË/ Arrestohet Liam Osmani brenda në Big Brother, avokati:
Liam Osmani dhe Policia e Shtetit

TIRANË- Armando Osmani apo siç i pëlqen të prezantohet në rrjetet sociale, Liam Mandiaro, u bë kryefjalë e mediave në Shqipëri pa kaluar ende 24 orë që ishte bërë pjesë e Big Brother VIP Albania. Dhe jo për lojën e tij, as për strategjitë që siç u pa mbrëmë i kishte shumë të qarta, por për një hesap që kishte lënë të pambyllur me drejtësinë shqiptare.

Sot, u njoftua nga Policia e Tiranës se ai rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi", pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Zyrtarisht, edhe pse rezultonte i shpallur në kërkim që prej datës 9 maj të vitit 2022, Liami me garancinë e nuk e dimë se kujt, mori rrugën dhe u nis nga Gjermania drejt Shqipërisë me synimin për të qenë fitues i Big Brother VIP Albania. Por, ndoshta nuk ia kishte marrë mendja se ajo që e priste nuk ishte një burg me kamera që do ta rikthenin në skenën e personazhëve publikë, por një qeli e rëndomtë ku do të duhet të vuajë dënimin e marrë.

Por, përtej çështjeve me drejtësinë e veprës penale për të cilën është dënuar, shpallja në kërkim, ardhja nga Gjermania e futja në Big Brother ngre shumë pikëpyetje përsa u përket filtrave që u nënshtrohen qytetarët që futen në Shqipëri.

Rruga që ka ndjekur Liami ka qenë ajo më e zakonshmja, përmes aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, por sistemi nuk e kishte pikasur.

Nga Rinasi, sigurisht që përmes një automjeti, është drejtuar për në kryeqytet, ku ka jetuar e lëvizur lirshëm për 10 ditë. Sërish, asnjë efektiv, asnjë i vetëm, nuk e ka ndaluar Liamin, as nuk e ka verifikuar për çështjen e lënë pezull.

Nata e shfaqjes në ekran…

Deri kur mbrëmë, veshur me kostum e një kapuç në kokë, u prezantua si banori më i ri i Big Brother VIP!

Ka verifikuar apo jo produksioni i këtij spektakli të shkuarën e njeriut që po e shfaqte në ekran si njeriun që do rikthente lojërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kjo mbetet gjithashtu për tu parë, por pikëpyetjet më të mëdha ngrihen për autoritetet shqiptare.

I gjithë ky itinerar na tregoi se në Shqipëri është kaq e thjeshtë të lëvizësh e të qarkullosh lirshëm, pavarësisht se mund të kesh një dënim të vulosur nga Gjykata mbi shpinë.

Megjithatë dy janë opsionet: Më e mira, kemi të bëjmë me një neglizhencë ose tek tuk me një ndonjë segment të korruptuar nga ana e autoriteteve dhe më e keqja me një bashkëpunim për të goditur dy ‘zogj me një gur’, show dhe audiencë. Big Brotherit i duhej një skenar për të lëvizur ujërat që pavarësisht se kanë kaluar 50 ditë, nuk po ndodh, ndërsa Policia e Shtetit me arrestimin e Liamit, kapi dhe 'prajmin'!

1 VITE ME PARE

"S'e dija që isha dënuar"/ Nuk i eci me "BBV" dhe ra në pranga, çfarë dëshmoi Liam para hetuesve?

E PAPRECEDENTË/ Arrestohet Liam Osmani brenda në Big Brother, avokati:
Liam Osmani

TIRANË- Një ditë pasi u bë pjesë e "Big Brother Vip", Liam Osmani ka përfunduar këtë mëngjes në prangat e policisë. Momenti i arrestimit nuk është dhënë në transmetim "live" dhe duket se produksioni ka marrë masa për të mos e shfaqur për publikun. Liam rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro, ndërsa në Shqipëri ka mbërritur 10 ditë më parë. 

Para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, 44-vjeçari ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

Pse u arrestua?

Liam Osmani, 44 vjeç rezultonte i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit që prej vitit 2022. Ai është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi", pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse./ZËRI

1 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Banorët në 'shok' pas arrestimit të Liamit në BBVIP, Romeo: Mund ta kemi bërë të gjithë

E PAPRECEDENTË/ Arrestohet Liam Osmani brenda në Big Brother, avokati:
Banorët dhe Liami

TIRANË- Të gjithë banorët e Big Brother VIP Albania janë habitur e shokuar, kur përmes Sara Gjordenit, janë vënë në dijeni se Liam Osmani, personi që iu bashkua një natë më parë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, është arrestuar. Në videon e transmetuar në kanalet zyrtare, shihet që të gjithë surprizohen. I pari është aktori Julian Deda, por edhe të tjerët duket se kanë mbetur pa fjalë. Por, moderatori Romeo Veshaj, reagon tërësisht ndryshe. Ai madje solidarizohet me faktin që Liami ka shkelur ligjin, teksa dëgjohet të shprehet se një gjë të tillë mund ta kenë bërë të gjithë. 

Liam Osmani, 44 vjeç rezultonte i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit që prej vitit 2022. Ai është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi", pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

 

1 VITE ME PARE

VD/ Arrestimi i Liamit, banorët e Big Brother mësojnë lajmin me zarf të kuq

E PAPRECEDENTË/ Arrestohet Liam Osmani brenda në Big Brother, avokati:

TIRANË- Përmes një zarfi të kuq, banorëve të Big Brother iu është komunikuar lajmi për ndalimin e Liamit nga policia. Ka qenë Sara Gjordeni ajo që ka njoftuar ndërprerjen e rrugëtimit të Liamit brenda shtëpisë, ndërkohë që një pjesë e banorëve kanë mbetur të shokuar.

Për 44-vjeçarin, Gjykata e Tiranës ka vendosur dënimin me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale të "mashtrimit", në maj të 2022-tës.

Osmani, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani në vitin 2019, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Prej disa vitesh, Liami ishte larguar nga Shqipëria dhe jetonte në Gjermani.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Arrestohet brenda shtëpisë së Big Brother Liami

E PAPRECEDENTË/ Arrestohet Liam Osmani brenda në Big Brother, avokati:
Liam

TIRANË- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother, ku policia ka arrestuar banorin e sapofutur në lojë Liam Osmani. Sipas burimeve nga policia, Liami ka qenë në kërkim për mashtrim me vizat turistike. Mësohet se Gjykata e Tiranës ka dhënë një dënim me 2 vite e 6 muaj burg në mungesë për Liamin, dënim i cili nuk ishte ekzekutuar deri tani.

Përmes një zarfi të kuq, banorëve të Big Brother iu është komunikuar lajmi për ndalimin e Liamit nga policia. Ka qenë Sara Gjordeni ajo që ka njoftuar ndërprerjen e rrugëtimit të Liamit brenda shtëpisë, ndërkohë që një pjesë e banorëve kanë mbetur të shokuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi".

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


/ZËRI 

Poll

MOS HUMB