Aktualitet

Mesazhe mashtruese 'të maskuara' si kompania "Meta", Policia: Kujdes! Duan t'ju vjedhin të dhënat

Sipas njoftimit të dhënë nga Policia e Shtetit, në mesazhe kërkohet konfirmimi i të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm)

k.m.
Mesazhe mashtruese 'të maskuara' si kompania "Meta",
Mesazhet

TIRANË- Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në lidhje me disa mesazhe si ato të kompanisë "Meta Platforms". Sipas njoftimit të dhënë nga Policia e Shtetit, në mesazhe kërkohet konfirmimi i të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm). Nga këto mesazhepretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mesazhe mashtruese 'të maskuara' si kompania "Meta",

Mesazhe mashtruese 'të maskuara' si kompania "Meta",

Mesazhe mashtruese 'të maskuara' si kompania "Meta",

DVP Tiranë

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet. Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive tëpersonave të mashtruar, në menyrë të padrejtë. Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nqs jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB