
MAQDONIA E VERIUT- Një përplasje e ashpër mes lojtarëve të Gostivarit dhe Vardarit tronditi Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut gjatë një ndeshjeje, e cila përfundoi me tensione të forta në fushë. Skuadra nga Gostivari, ku shumica e lojtarëve janë shqiptarë, ishte përballë ekipit më të njohur maqedonas, Vardarit, që prej vitesh është në krizë.
Gostivari kaloi i pari në epërsi, por Vardari barazoi në sekondat e fundit, gjë që shkaktoi acarim mes lojtarëve. Përplasja masive ndodhi pranë vijës së mesit të fushës dhe u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
Fatmirësisht, nuk pati dëmtime fizike të lojtarëve.
Aktualisht, Gostivari renditet në vendin e pestë, ndërsa Vardari vazhdon të mbetet larg lavdisë së dikurshme, duke u renditur në vendin e fundit të kampionatit./ ZËRI