Aktualitet

Mesazhet BOMBË, Hyseni i tregonte Agasit për takimet me Ramën: Po më presin me shku te KM, jo mo zemër...

Sipas mesazheve, Hyseni i tregonte për orarin dhe natyrën e takimeve në Kryeministri.

zh.ll
Mesazhet BOMBË, Hyseni i tregonte Agasit për takimet me Ramën: Po
agasi-rama-hyseni

TIRANË- Komunikimet e zbardhura mes drejtueses së SHISH Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi kanë zbuluar prapaskena tronditëse. 

Në disa prej komunkimeve të siguruara nga ZËRI, rezulton se Hyseni e informonte Agasin, në kohë reale edhe për takimet me kryeministrin Edi Rama. Sipas mesazheve, Hyseni i tregonte për orarin dhe natyrën e takimeve në Kryeministri.

“Po më presin me shku te KM... Jo mo zemër unë një orë nuk rri më shumë me atë”, shkruan Hyseni në një prej komunikimeve. Ndërsa në një tjetër, shkruan: “Nesër duhet ta takoj KM në 8:30”. 

Përmbajtja e këtyre komunikimeve ngre pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies dhe nivelin e informacionit që shkëmbehej mes palëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB