
TIRANË- Një qytetare ka denoncuar një tjetër rast shqetësues në lidhje me cilësin e ushqimit në rrjetin e fast-food-it “HEBS”. Sipas një vidoe të publikuar në “JOQ Albania”, qytetarja tregon se mishi i pulës që porositi, nuk ishte i gatuar mirë dhe me gjak.
Ajo shprehet se mishi i pulës nuk ishte përgatitur në temperaturën e duhur, duke rrezikuar kështu edhe përhapjen e baktereve si Salmonella dhe Campylobacter. Në videon e saj, qytetarja pyet nëse mishi mund të konsumohet në atë gjendje, pasi nuk i duket normale.
Qytetarja ka apeluar që të tregohet më shumë kujdes dhe vëmendje gjatë gatimit, pasi kjo mund të shkaktojë intoksikime të rrezikshme për shëndetin e individëve./ZËRI