Aktualitet

Masakra e Lushnjës/ PËRGJIMET mes Haxhiut dhe Bilbilit: Unë e kam gjithë shtetin mik...Do ia djeg familjen

Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili flisnin nga burgu lidhur me vrasjen e Gerti Lala me pseudonimin ‘’Iriqi’’, pjesëtar i organizatës kriminale të drejtuar nga Aldo Bare.

f.t
Masakra e Lushnjës/ PËRGJIMET mes Haxhiut dhe Bilbilit: Unë e kam
Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ditën e sotme ka kërkuar burg përjetë për Laert Haxhiun,të akuzuar për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën i cili aktualisht ndodhet në burgjet greke. Shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Për këtë të ngjarje, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili janë dënuar me burgim të përjetshëm. Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK, ku evidentohen dëshmitë e disa prej dëshmitarëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes në momentin e masakrës. 

Në dëshminë e tij babai i Marjus Xhepexhiut, Maksim Xhepexhiu ka deklaruar se ditën e ngjarjes djali ka qënë i shoqëruar me shtetasit Jurgen, Zamir, Sajmo, Kristjan, Xhuljo dhe ishin para lokalit, në trotuar të lokalit. Ai ka deklaruar se ditën e ngjarjes ka shkuar te lokali i tij në qytetin e Lushnjës. Ka qënë te cepi i trotuarit të lokalit të tij, me shtetasit Zamir Latifi, Jurgen Hoxha. Marjusi ndodhej me kurriz nga rruga kryesore, kurse dy shokët e tij ishin me fytyrë nga ai dhe nga Bulevardi. Kishin rreth 15 minuta në trotuar, pasi aty rrinin përditë. Pak më përpara ishin dhe Xhulio Shkurti, Sajmo Xheliu, Denis Lipe. Xhulio shkoi të qethej te berberi, Denis Lipe është futur brenda në lokal për të pirë ujë, kurse shtetasi Sajmo Xheliu po lëvizte në trotuar dhe ndodhej rreth 10 m larg tyre. Në këtë kohë filluan të shtëna tek e tek, dhe më pas me breshëri, thuhet në dosjen e SPAK sigurar nga gazetarja Anila Hoxha.

Pjesë nga dosja:

* Dëshmitari Maksim Xhepexhiu (babai i Marjusit): Ditën e ngjarjes, ishte rreth 10-15 m larg vendngjarjes, tek lokali i tij, në Lagjen “Loni Dhamo”, shëtitorja e palmës në Lushjnë. aty afër po blinte një paketë. Ka parë një makinë, benz gri ku ishin rreth 3 persona. Personat ishin me maskë të gjithë, por nuk e saktëson dot nëse të tre kanë qenë me armë, ka qenë punë 1 minutë, zbritën nga makina, direkt qëlluan dhe pastaj hipën prapë në makinë. Pasi u larguan dëshmitari ka shkuar të marri djalin i cili ishte i shtrirë. Veç djalit të tij ishin dhe dy të tjerë të shtrirë. Nuk i ka parë të tjerët ka marrë dalin e tij për të ta çuar në spital.

Djali u godit në këmbë dhe krah. Shtetasin Bujar Turku e njeh e ka kushëri të parë. Atë ditë e ka parë Bujarin, e ka takuar aty para se të ndodhi ngjarja, ishte me biçikletë, dëshmitari e pa dhe aty ku ndodhi ngjarja, por ai iku nga aty kur ndodhi. Më vonë e mësoi në spital se edhe Bujari ishte plagosur. Djali i tij ka qenë rastësisht para lokalit dhe nuk ka pasur konflikt me autorët. Laert Haxhiun nuk e njeh, të atin e njeh, ka pas marrëdhënie shumë të mira me të, jo vetëm me të, por nuk ka pas konflikte me asnjë njeri. Në kohën e ngjarjes Mariusi ka qenë pronari i lokalit, biznesin e kishte të vetin. Ka qenë në lokalin e tij, është pronar.

Në këtë kohë filluan të shtëna tek e tek, dhe më pas me breshëri. Fillimisht deklaruesi ka kujtuar se ishin kapsolla, por kur ktheu kokën nga shkallët e lokalit të katit të dytë, ka parë shtetasin Sajmo Xheliu që po ikte me vrap në drejtim të stacionit elektrik. Ka ndjerë dhimbje në shpatullën e djathtë dhe është hedhur në tokë, duke ikur zvarrë anash një makine qe ishte e parkuar para lokalit të tij. Edhe në këtë kohë ka dëgjuar akoma krisma armësh me breshëri. Ndërkohë ka parë nga poshtë makinës se mbi shokët e tij po gjuhej me armë zjarri. 

Ndërkohë në dosjen e plotë të SPAK, evidentohen dhe bisedat mes Laert Haxhiut dhe Orgest Bilbilit, i dënuar përjetë po për të njëjtën ngjarje, teksa flisnin lidhur me vrasjen e Gerti Lala me pseudonimin ‘’Iriqi’’, pjesëtar i organizatës kriminale të drejtuar nga Aldo Bare. Nga këto përgjime dy të pandehurit flasin rreth ngjarjes në të cilën janë shoqëruar, shprehin siguri se do të dalin shumë shpejt, se me të dalë do ta marrin hak ndaj “plakës” (nëna e viktimës që ka njohur të pandehurin Orgest Bilbili i cili ka thirrur ‘’Laert shpejt dorezat’’), se u nevojiten lekë për të dalë etj. 

BISEDA:

Laerti; …. Ta nxjerri  kështu ai ta hapi çantën ja ku i ke se thonë kështu këta ou se lek duan p…. e motrës  për lekë e bëjnë këta….Di shtyp kokën unë atyre kur të dal do t’ja q… motrën….ore që do të dal do dal unë s’të mban njeri brenda kur s’ke bërë gjë është muhabet kunji të na i ngecin ne……….I thashë atij shefit të rendit ti sa merr ne muaj i thashë që i çon në shtëpi, unë i prish në ditë, tall k… ai më tha mu që je në bashkëpunim me tjetrin,

Orgesti; E ç’na bënë ne këta p… e motrës- të q…plakën

Laerti; Çe vret mendjen shumë ti na këtu u k…. e ke seriozisht ti,

Orgesti; Për plakën po e vras mendjen……unë s’kam asnjë provë asnjë gjë, kot me hamendje të plakës, ku më njohe ti ku më pe ti. Më tha bluzja e kuqe, tha ai e ku e pe ti ca pantallona kisha vesh, se di, po ça dini ju, ku e pe ti ca pantallona kisha veshur. Opo për të folur ja q….motrën unë po ishalla s’ja marrin për bazë plakës.

Laerti; …Në bashkëpunim e po do ta thoshte ajo ishte filani e kupton …do ta thoshte emrin tim…… na akuzojnë padrejtësisht kanë qenë dëshmitarë këta, kanë qënë ata, u çova në këmbë unë do të q,…..motrën ty i thashë asaj unë do të bjerë radha dhe ty i thashë

Orgesti: Ça thu……….

Orgesti: Më akuzonin mu për vrasje dhe nuk je ti, qysh

Laerti; …. ja shikoje…un ja q..motrën , e djeg komplet atë……

Orgesti: Po kur, apo na kanë në përgjim

Laerti; E të kisha bërë ou direkt brenda……..unë ja q… motrën atij sa të dal një çik. Unë e kam gjithë shtetin mik s’me rr… për këta të Lushnjës, këta janë kokmorr bëhen garipa nga Tirana ta marr unë avokatin, qysh e mban ti tjetrin pa asnjë lloj prove, plaka s’rri gojë mbyllur, qysh më akuzoke ti unë do t’ja q….motrën ti them nëse dal që këtu do ti djeg si familje si më akuzon plaka e tij …ai ma ka vra dhe mu çunin e xhajës pse se kapën këta.

Orgesti: ….. kur të dalim nga burgu dalim të keq fare ne….. do tu dali mendja kur të dalim nga burgu….

Laert Haxhiu është arrestuar në Greqi dhe është në pritje te vendimit te gjykatës se Apelit Grek nëse do të ekstradohet në vendin tonë. Kujtojmë se Prokuroria e Elbasanit dorëzoi në SPAK dosjen e Laert Haxhiut me akuzën se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kryer 16 vepra penale në formën e grupit kriminal, përfshirë edhe vrasje. Pjesë e dosjes, janë tri dëshmitë e të penduarit Marjus Tafani që fundosi kreun e bandës duke zbuluar se ai ka tentuar të vrasë edhe dy prokuroret që po e hetonin./ZËRI

Poll

MOS HUMB