Aktualitet

Përplasja me afganët në Athinë, arrestohet vrasësi shqiptar i “LIONS”

I riu shqiptar, njihet si Nektarios Karakalios, ndërsa emrin e tij shqiptar e ka Dhimitri Çiçi, i cili konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi ka marrë pjesë në dhjetra krime të bandës, por më së fundmi dyshohet për vrasje. 

k.m.
Përplasja me afganët në Athinë, arrestohet vrasësi
Foto ilustruese

GREQI- Një 24-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është i lidhur me bandën "Luanët" dhe i përfshirë në vrasjen e një të riu afgan që ndodhi në fillim të marsit. I riu shqiptar, njihet si Nektarios Karakalios, ndërsa emrin e tij shqiptar e ka Dhimitri Çiçi, i cili konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi ka marrë pjesë në dhjetra krime të bandës, por më së fundmi dyshohet për vrasje. 

Më herët, ai ka qenë i akuzuar edhe për grabitje, armëmbajtje, sulm të rëndë dhe bateri, vjedhje, zhvatje, kanosje, dhunë, kërcënim, dëmtim prone, e shumë e shumë vepra të tjera penale.

Kësaj here 24-vjeçari u vendos në pranga pasi akuzohet se ka qëlluar një të ri afgan Bahman Rasuli, 35 vjeç, ngjarje e ndodhur në 8 mars 2024 në Athinë. Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes një grupi prej 7 shqiptarësh me 6 afganë. Çiço ka hapur zjarr ndaj afganëve por nuk lëndoi askënd. Më pas, ai tentoi që të qëllonte sërish, kësaj here duke vrarë 35-vjeçarin.

Sipas Policisë greke, motivi i sulmit është fokusuar në trafikun e drogës. Përveç tij, në momentin e sherrit, të pranishëm ishin edhe: Bledi Alushi, 19 vjeç nga Fieri, Akil Topi, 36 vjeç nga Elbasani, Spiro Alushi, 23 vjeç, Thanas Alushi, 25 vjeç, Skerdi Dragoti, 24 vjeç dhe Anxhelo Cenkaj, 18 vjeç. Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar përveç shtetasit Akil Topit, i cili vazhdon të jetë person në kërkim. Në Greqi, këta të rinj, kishin krijuar grupin me nofkën "Lions"./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB