Aktualitet

Ndezi zjarr për të hapur kullota të reja, përfundon në pranga arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas ka ndezur zjarr në vendin e quajtur "Arat e Sulës", duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi dhe shkurre si pasojë e përhapjes së flakëve nga era. 

zh.ll

 

Ndezi zjarr për të hapur kullota të reja, përfundon në
I arrestuari

 

MALIQ- Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Maliq, pasi akuzohet se ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave. Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas ka ndezur zjarr në vendin e quajtur "Arat e Sulës", duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi dhe shkurre si pasojë e përhapjes së flakëve nga era. 

 

Njoftimi: 

Maliq/ Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre, arrestohet 26-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin:

G. A., 26 vjeç, banues në fshatin Pirg.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 30.07.2025, rreth orës 15:00, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur "Arat e Sulës", mbi fshatin Leminot, me qëllim hapjen e kullotave të reja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Poll

MOS HUMB