
KOLONJË- Një banor i Ersekës ka denoncuar një rast për prishjen e paligjshme të një stalle bagëtish të ndërtuar në një tokë që ka certifikatë pronësie dhe është në proces legalizimi. Për këtë, banori akuzon kryetarin e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, i cili sipas tij, ka vepruar pa asnjë vendim gjykate dhe në kundërshtim me ligjin. Banori thotë se e ka ndërtuar biznesin e tij me sakrifika prej më shumë se 10 vite, borxhe dhe kredi. Banori i Ersekës ka denoncuar në redaksinë e JOQ-së ku ka nisur një video nga prishja e stallës, teksa ka mbetur në mes të katër rrugëve bashkë me 200 krerë lopë dhe kuaj që mbante në stallë. I shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhet, me dimrin që po afrohet, fermeri kërkon ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.
Denoncimi i fermerit:
Pershendetje! Jam një banor nga Erseka. Kjo eshte video e stalles se lopeve qe kryetari i bashkise Erion Isai e prishi sot. Doja ta denoncoja si rast flagrant dhe ne kundershtim me ligjin pasi toka eshte me certifikate pronesie dhe me proces legalizimi. Eshte prishur per tekat e kryetarit te bashkisë. Eshte ne proces legalizimi.
Me ka len 200 krere lop kuaj ne rruge kam 3 kredi e borxhe te pa shlyera. Kam 10 vjet qe mezi po e ngre si biznes me borxhe me kredira e me hodhi ne rrug te madhe pa pik meshire. Ku ti shpie mallin une dhe mbi te gjitha tallet e krenohet qe ma prishi thjesht me nje karte te leshuar nga ai vete. Dimri po vjen, kredi sme japin me, ku te vete e te mbytem. Me hodhi ne rruge dhe asnjeri spo mer masa per ate e per mua qe me shkatërroj sakrificën e 10 viteve. Te jam shum mirnjohes per postimin se ndoshta e shikon kush e ve doren ne zemer per mua se me shkatërroj, me mbeti malli rrugeve e vetëm Zoti vente dore. Gjith ky mall me mbeti rrugve.