
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Slocialiste Arben Ndoka është shpallur në kërkim si kreu i një grupi kriminal që ka organizuar vrasje në bashkëpunim me Ervis Martinajn, që rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Por, Ndoka nuk ndodhet në Shqipërisë.
Ish-deputeti Arben Ndoka strehohet në Dubai prej më shumë se një viti. Emri i Arben Ndokës doli dhe në dosjen “Metamorfoza”.
Sipas përgjimeve, Ndoka qëndronte pas atentatit me dron përmes të të cilit u tentua të vritet Aleksandër Ndreka (Deda), i njohur me nofkën ‘Leksi i Druve’. ‘Leksi i Druve’ kishte përplasje të forta me fisi Ndoka.
Në operacionin e SPAK, ish-deputeti Ndoka citohet si njeriu që ka bashkëpunuar me Martinajn për të organizuar vrasjen e Durim Bamit dhe të Fatmir Hysenajt, i njohur ndryshme si ‘Doqja’.