Aktualitet

Ndryshime te "Burgjet'! Largohet Klevis Qose, ja kush do ta zëvendësojë (EMRI)

Klevis Qose mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm që prej marsit të vitit 2024, ku zëvendësoi Admir Abrijan që dha dorëheqjen.

zh.ll
Ndryshime te "Burgjet'! Largohet Klevis Qose, ja kush do ta
klevis qose-adriatik kupi

TIRANË- Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose, është liruar nga detyra, ndërsa në vend të tij është emëruar Adriatik Kupi. Klevis Qose mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm që prej marsit të vitit 2024, ku zëvendësoi Admir Abrijan që dha dorëheqjen.

Kush është Klevis Qose?

Klevis Qose ka qenë më herët drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve. Pas një karriere të gjatë në forcat operacionale dhe si oficer policie në disa komisariate të vendit. Për gati 3 vite, Qose ka ushtruar funksionin si oficer pranë SHÇBA Tiranë, ku edhe ka udhëhequr disa hetime.

Qose ka përfunduar studime pasuniversitare dhe aktualisht ndjek doktoraturën në Fakultetin e Drejtësisë. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në trajnime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare në menaxhimin korrektues, lidership dhe sigurinë.

Ndërsa, Drejtori i ri i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka drejtuar më parë operatorin e sistemit të shpërndarjes së energjisë. Ai ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë. Gjithashtu, ai ka udhëhequr më parë IKMT-në pas largimit së Dallëndyshe Bicit./ZËRI

Poll

MOS HUMB