Aktualitet

Në errësirë prej 3 ditësh, mijëra banorë në fshatrat e Lezhës pa energji elektrike për shkak të motit të keq

Situata kritike është paraqitur dhe në fshatrat e qytetit të Lezhës

I.F
Në errësirë prej 3 ditësh, mijëra banorë në
Foto ilustruese

LEZHË- I gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, ku në shumë zona të Shqipërisë raportohet për probleme me energjinë elektrike dhe me qarkullimin. Situata kritike është paraqitur dhe në fshatrat e qytetit të Lezhës, ku mijëra banorë në Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit, janë në errësirë prej 3 ditësh, për shkak të probleme me energjinë elektrike.

Dëmtimet e shkaktuara nga moti i keq ende nuk janë rregulluar, për shkak të erës së ftohtë. Mungesa e energjsië elektrike ka shkaktuar vështirësi tek bizneset dhe familjet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB