Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti nga Gjykata e Spanjës.

I.F
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet
Elion Vathi

TIRANË- Një 39-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritete spanolle. Bëhet fjalë për Elion Vathi (Kaci), i cili akuzohet për vrasje në Spanjë. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti nga Gjykata e Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, po vijon procedurat për ekstradimin e tij.


“Finalizohet operacioni policor i koduar “Lacking” nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim  me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë.

Lokalizohet dhe kapet një 39-vjeçar, i akuzuar për “Vrasje” nga autoritetet spanjolle.

Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lacking”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja  me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit:

E. V(K)., 39 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB