
TIRANË-ka hyrë ne fuqi zbatimi i marrëveshjes ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë për kalimin pa kontrolle në kufi. Sipas marrëveshjes të gjitha automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës nuk i nënshtrohen procedurave të kontrollit për një periudhe nëntë mujore, nga katër muaj që ishte dy vitet e fundit.
Udhëtarët thonë se marrëveshja lehtëson kalimet në kufi dhe shmang ndalesat e panevojshme. Këtë fillim maji një pjesë e qytetarëve nga Kosova kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt qyteteve bregdetare të Shqipërisë. Sipas policisë kufitare, në orët e para të së mërkurës hynë rreth 4 mijë persona me afro 1 mijë e 300 mjete.
Kosova dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen në 14 prill 2024 për kalimin kufitar të qytetarëve në mes dy vendeve, për lehtësimin e procedurave. Me Protokollin e ri, që zëvendëson të vjetrin mundësohet lëvizja me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Morinë.
/ZËRI