Aktualitet

Shitëset në Korçë mashtrojnë pronarin, përvetësojnë paratë e shitjeve, përfundojnë në Polici

Të dyja kanë përvetësuar shuma parash të përfituara nga shitja e produkteve në dyqan.

k.m.
Shitëset në Korçë mashtrojnë pronarin,
Foto ilustruese

KORÇË- Dy vajza janë vënë nën hetim, pasi morën para nga biznesi ku punonin. Punonjëset, e identifikuar me inicialet K. A., 20 vjeçe dhe G. T., 22 vjeçe, banuese në Korçë dyshohet se në kundërshtim me kontratën e punës kanë përvetësuar shuma parash të përfituara nga shitja e produkteve në dyqan.

“U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset K. A., 20 vjeçe dhe G. T., 22 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me kontratën e punës, kanë përvetësuar shuma parash të përfituara nga shitja e produkteve në dyqanin ku ishin të punësuara,”- sipas njoftimit të Policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB