Aktualitet

Nis 'aksioni' te Ministria e Arsimit, protestuesit shkulin pllakat dhe 'i fluturojnë', ndërhyn policia

Raportohet se si pasojë e hedhjes së gurëve, një protestuese ka mbetur e lënduar.

zh.ll
Nis 'aksioni' te Ministria e Arsimit, protestuesit shkulin pllakat dhe
pamje nga protesta

TIRANË- Vetëm 30 minuta zgjati qetësia në nisje të protestës, në ditën e gjashtë të tubimit para Ministrisë së Arsimit. Pas këngëve dhe valleve, situata është tensionuar, teksa protestuesit kanë nisur të shkulin pllakat e trotuarit dhe të hedhin gurë dhe mjete piroteknike.

Raportohet se si pasojë e hedhjes së gurëve, një protestuese ka mbetur e lënduar. Ndërkohë, ka nisur edhe ndërhyrja e policisë në kundërpërgjigje për të qetësuar situatën./ZËR

Poll

MOS HUMB