Aktualitet

Nuk ishte parë prej dy ditësh, gjendet i pajetë 65-vjeçari në banesën e tij në Durrës (Detajet e para)

Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

zh.ll
Nuk ishte parë prej dy ditësh, gjendet i pajetë 65-vjeçari
durres

DURRËS- Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në banesën e tij në lagjen nr. 12 të Durrësit. Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Mësohet se dera e banesës ka qenë e mbyllur dhe për këtë arsye është kërkuar ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve. Burime bëjnë me dije se kanë qenë komshinjtë ata që kanë kërkuar ndihmë, pasi nuk e kanë parë të dalë prej dy ditësh

Praprakisht dyshohet se 65-vjeçari ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. 

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB