Aktualitet

Operacion antidrogë në Malësi të madhe, arrestohen 2 persona, u kapën "mat" në parcela

Gjatë kontrollit në terren u konstatuan 306 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, të cilat u dogjen menjëherë.

zh.ll
Operacion antidrogë në Malësi të madhe, arrestohen 2
pamje nga operacioni-arrestimi

MALËSI E MADHE- Një operacion i uniformave blu në Malësinë e Madhe ka çuar në zbulimin e një parcele me bimë narkotike dhe arrestimin e dy personave të dyshuar si kultivues. Në pranga ranë Nikoll Zabelaj 40-vjeç dhe Kin Plepin 43-vjeç, të cilët akuzohen për përfshirje në kultivimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në terren u konstatuan 306 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, të cilat u dogjen menjëherë.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni i koduar “Flagranca”, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ivanaj.   

Kapën në flagrancë në parcelën ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Flagranca”.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Ivanaj, u gjetën të kultivuara 306 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe arrestuan shtetasit N. Z., 40 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, dhe K. P., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB