Aktualitet

Operacioni i SPAK, zbardhet atentati ndaj vëllezërve Klevi dhe Eraldo Baho në Elbasan

Ngjarja ndodhi mesnatën e 1 korrikut 2019, vetëm 1 muaj pasi Klevi Baho kishte dalë nga një burg në Belgjikë.

k.m.
Operacioni i SPAK, zbardhet atentati ndaj vëllezërve Klevi dhe Eraldo
Klevi dhe Eraldo (Aldo) Baho

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur dhe atentatin e bërë ndaj dy vëllezërve Baho në Peqin, ku njëri prej tyre Klevi Baho, mbeti i vdekur,  ndërsa vëllai tjetër, Eraldo (Aldo) Baho, u plagos rëndë. Ngjarja ndodhi mesnatën e 1 korrikut 2019, vetëm 1 muaj pasi Klevi Baho kishte dalë nga një burg në Belgjikë.

Por si ka ndodhur ngjarja?

Sipas raportimeve, autori i është afruar dy vëllezërve: Ti je Kevi...?,"-i ka thënë asokohe 22-vjeçarit. Por ky i fundit i është përgjigjur shkurt: Nuk jam unë…! Është larguar dhe në atë moment i ka telefonuar vëllait të tij, i cili ka mbërritur menjëherë me automjetin tip “Audi” me targë AA 33 AZ. Të dy kanë hipur në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së tyre që ndodhet më shumë se dy kilometra larg nga rruga nacionale.

Sapo dy vëllezërit kanë marrë rrugën drejt shtëpisë, pas tyre është vënë një tjetër automjet, një Benz, i cili ka nisur të qëllojë me armë teksa makinat ishin në ecje. Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Baho ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ja kanë dhënë familjarët që dolën menjëherë pasi dëgjuan të shtënat. E kanë dërguar me urgjencë pranë spitalit kirurgjik në Elbasan nga ku raportohet se ka marrë tre plumba në shpatull, ndërsa prej afro 40 minutash nuk kanë mundur të gjejnë djalin e vogël të tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB