TIRANË- Një situatë shqetësuese është konstatuar në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, ku kafshët po përballen me temperatura të larta në kushte aspaktë favorshme për ta.
Vapa përvëluese me tempertura ekstreme ka ndikuar në gjendjen e kafshëve që ndodhen në kopshtin Zoologjik, të cilat janë parë në gjendje të rënduar e të rraskapitur. Shkak për gjendjen e tyre, sikur mos të mjaftonte vapa, është bërë edhe mungesa e kushteve bazë.
Ambienti në të cilin qëndrojnë kafshë si luani, ariu, lopët, delet dhe leopardi është një hapësirë e thatë, e zhveshur, larg kushteteve që do t'i ngjajnin një habitati natyror.



Në këto kushte, disa prej kafshëve kanë gjetur strehë poshtë pemëve, të cilat paraqiten të pakta në numër. Disa të tjera shihen në gjendje më të rënduar, ndërsa nuk dihet nëse kanë marrë shërbimin e nevojshëm veterinar.
Institucionet përgjegjëse kanë detyrimin të garantojnë mirëqenien e tyre, sidomos në këto ditë të nxehta të verës dhe për më tepër kur bëhet fjalë për Kopshtin Zoologjik i Tiranës, një hapësirë që vizitohet çdo ditë nga turistë dhe qytetarë./ZËRI