
POGRADEC- Këto janë momentet e fundit të 42-vjeçarit Egli Proga i cili vdiq ditën e shtunë (10 gusht) në Pogradec, pasi u dhunua barbarisht nga Denis Meçe. Proga, pas sherrit me Meçen, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës që shihet në pamje, ndërsa shfaqet duke ecur në mënyrë të paekuilibruar. Sipas të dhënave vetëm pak metra më tej është rrëzuar në tokë, për të humbur jetën më pas.
Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë.
Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes, 29-vjeçarin Denis Meçe, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me viktimën jashtë ambienteve të një lokali. Meçe është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gora. Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi./ZËRI