Aktualitet

PANORAMA E DITËS/ Studentët nuk presin orën 14:00, nisin që në mëngjes protestën, qytetarët i inkurajojnë nga makinat!

Megjithëse protesta ishte paralajmëruar që të niste në orën 14:00, të rinjtë e kanë nisur aksionin më herët.

f.g
PANORAMA E DITËS/ Studentët nuk presin orën 14:00, nisin që
Foto nga dalja e studenteve te ekonomikut

TIRANE- Pas marshimit në disa zona të Tiranës, studentët kanë mbërritur tashmë para Ministrisë së Arsimit. Megjithëse protesta ishte paralajmëruar që të niste në orën 14:00, të rinjtë e kanë nisur aksionin më herët.

Fillimisht kanë qenë nxënësit e gjimnazit “Partizani” që bojkotuan mësimin, ndërsa më tej kanë qenë studentët e Mjekësisë, Politeknikut, Ekonomikut dhe Filologjikut që kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Ata u kanë bërë thirrje të rinjve dhe qytetarëve të cilët ishin në kafene që të ngrihen dhe të bëhen pjesë e protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB