Aktualitet

Pas 'Arlis', djegia e kartonave 'ndez alarm' në Durrës, përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve

Sipas burimeve pranë ngjarjes, dyshohet se flakët kanë nisur nga djegia e disa kartonëve dhe janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara edhe nga era e fortë në zonë.

zh.ll
Pas 'Arlis', djegia e kartonave 'ndez alarm' në
durres-pamje

DURRËS- Një incident i ngjashëm me atë që ndodhi pak ditë më parë në zonën e kompleksit “Arlis” është regjistruar sot në Durrës, ku një zjarr ka përfshirë tregun e fruta-perimeve, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Sipas burimeve pranë ngjarjes, dyshohet se flakët kanë nisur nga djegia e disa kartonëve dhe janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara edhe nga era e fortë në zonë.

Megjithatë, përshkallëzimi i situatës është parandaluar, pasi forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të vendosin nën kontroll flakët. Në momentin e rënies së zjarrit, në treg ndodheshin dhjetëra qytetarë, ndërsa raportohet se një i moshuar një i moshuari ka shafqur probleme shëndetësore për shkak të tymit dhe është nisur me urgjencë në spital.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë punën për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit. 

Vlen të theksohet se ngjarja e sotme në Durrës shënon rastin e dytë brenda një jave, pas atij të regjistruar në kompleksin “Arlis”. Në të dy rastet, flakët kanë nisur nga djegia e kartonave dhe kanë shkaktuar dëme materiale./ZËRI

Poll

MOS HUMB