
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Antonio Frrokun, shoferin që disa ditë më parë përplasi tek vijat e bardha efektivin e Policisë Marglen Allka. Togat e zeza kanë vendosur "Arrest me burg pa afat", për të riun. Ky i fundit rezultoi i dehur në timon, në momentin e aksidentit.
Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e 30 nëntorit. Mariglen Allka u përplas në vijat e bardha përpara Drejtorisë së Policisë. Efektivi sapo kishte lënë turnin dhe po ikte në shtëpi. Në pamjet e aksidentit shihet mometin kur Frroku vjen me shpejtësi të lartë.
Efekti e sheh makinën, por koha nuk i premton që të largohet. Ai përfundoi në spital për shkak të dëmtimeve të marra në trup si pasojë e goditjes së fortë./ZËRI