Aktualitet

Përplasja fizike me protestuesit, pezullohen dy efektivë policie! Policia e Shtetit: S'do të tolerojmë asnjë rast dhune!

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në pamjet e publikuara dy efektivët shfaqen duke tejkaluar detyrën dhe parimin e proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në një tubim të zhvilluar në Tiranë.

zh.ll
Përplasja fizike me protestuesit, pezullohen dy efektivë policie!
foto nga protesta

TIRANË- Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas publikimit të videove në rrjetet sociale. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në pamjet e publikuara dy efektivët shfaqen duke tejkaluar detyrën dhe parimin e proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në një tubim të zhvilluar në Tiranë.

Gjithashtu, Policia bën me dije se krahas pezullimit, drejtori i Policisë së Përgjithshme ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj tyre, pas dyshimeve për tejkalim të detyrës dhe shkelje të parimit të proporcionalitetit.

Njoftimi i plot ëi Policisë së Shtetit

Menjëherë pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shfaqen dy punonjës policie në tejkalim të detyrës dhe të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë, konkretisht:

Inspektor E. P. dhe inspektor T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për dy punonjësit e Policisë.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast dhune apo tejkalimi të detyrës nga ana e punonjësve të Policisë.

Përgjegjësia është individuale, por veprime të tilla cenojnë rëndë imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve.

Poll

MOS HUMB