Aktualitet

Përplasje mes bandave në shtëpitë e barit, dënohet me 14 vite burg Mario Canaj

14 vite burg për Mario Canaj, tentativa për të grabitur një shtëpi bari shkaktoi përplasje mes bandave

E.K
Përplasje mes bandave në shtëpitë e barit, dënohet me
mario canaj

BRITANI E MADHE- Shqiptari Mario Canaj është dënuar me 14 vite burg, për rolin që pati në një përleshje në një shtëpi bari në Britaninë e Madhe. Canaj tentoi që të hynte me forcë në një fabrikë kanabisi, duke shkaktuar më pas një përplasje të dhunshme mes bandave. Ngjarja ndodhi në 3 Mars të vitit 2021, ndërsa u kërkua dhe ndërhyrja e policisë, pas raportimit për të shtëna.

Përleshja shpërtheu pasi disa burra tentuan të depërtonin në një banesë aty pranë që po përdorej si fabrikë kanabisi.

Mario Canaj, 39 vjeç, me adresë në St James Court, Coventry, u dënua të hënën (1 dhjetor) nga Gjykata e Kurorës në Luton. Ai u shpall fajtor për: konspiracion për prodhim kanabisi, posedim arme zjarri me qëllim rrezikimin e jetës dhe pjesëmarrje në dhunë të rëndë.

Tre persona të tjerë u dënuan më herët në vitin 2023 në lidhje me të njëjtin incident, përfshirë Gezim Brahimaj, 38 vjeç, nga Somersby Close, Luton.

Autoritetet që dhanë vendimin u shprehën: Ky rast tregon vendosmërinë e jashtëzakonshme të oficerëve tanë. Kanë qenë pesë vite punë të palodhur për të siguruar këto dënime, duke përfshirë hetime të detajuara dhe bashkëpunim të gjerë ndërmjet ekipeve të ndryshme.

Autoritetet shtuan se dhuna e asaj nate ishte “tronditëse” dhe se policia ishte e vendosur të dërgonte para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

“Këto dënime japin një mesazh të qartë: krimi i organizuar dhe përdorimi i armëve të zjarrit nuk do të tolerohen në Bedfordshire.”

Poll

MOS HUMB