
TIRANË – Sekretariati i Etikës ka vendosur që të përjashtojë nga punimet e parlamentit 4 deputetë të opozitës. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është dënuar me 10 ditë përjashtim. Ndërkaq, deputetët Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Asllan Dogjani janë dënuar me 20 ditë përjashtim.
“Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë” për deputetin Gazment Bardhi, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 17.02.2024.
Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë” për secilin nga deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 27.02.2024’, thuhet në njoftimin e Sekretariatit të Etikës.
Deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos në seancë dhe gjithashtu bllokuan përkohësisht punën tek Komisioni për Reformën Zgjedhore./ZËRI/