
TIRANË- Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 4 deputetëve të opozitës, të cilët shkaktuan kaos në seancën e fundit plenare. Pas kaosit në seancën plenare të 5 shkurtit dhe bllokimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, PS kërkon përjashtimin e deputetëve: Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani. Pritet që të mblidhet Komisioni i Etikës, për të vendosur lidhur me përjashtimin e deputetëve të opozitës.
Por ndërsa socialistët kërkojnë përjashtimin e deputetëve të opozitës nga ana e Komisionit të Etikës, demokratët pritet të depozitojnë një padi për kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Këtë të fundit e akuzojnë për shpërdorim detyre, pasi nuk i lejoi që të futeshin në sallë për të ndjekur seancën plenare./ZËRI