Aktualitet

Pësoi arrest kardiak në ujë/ Shpëtohet mrekullisht i moshuari nga vrojtuesi i plazhit në Velipojë

Ishte vrojtuesi Besfort Gjoklaj ai që reagoi menjëherë duke nxjerrë të moshuarin në breg.

l.k
Pësoi arrest kardiak në ujë/ Shpëtohet mrekullisht i
pamje nga vendngjarja

VELIPOJË- Një 67-vjeçar është shpëtuar sot mrekullisht nga një vrojtues plazhi në Veliopjë.

Pushuesi Bardhyl Xhahysa dyshohet se pësoi atak kardiak teksa ndodhej brenda detit. Ishte vrojtuesi Besfort Gjoklaj ai që reagoi menjëherë duke nxjerrë të moshuarin në breg.

Gjoklaj i dha ndihmën e parë 67-vjeçarit, i cili ishte pa puls dhe pa frymëmarrje. Vrojtuesi pas disa minutash përpjekje arriti t’i nxirrte Xhahysës sasinë e madhe të ujit që kishte pirë. Pasi i moshuari riftoi shenjat jetësore u dërgua drejt spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor./ZËRI

Poll

MOS HUMB