Aktualitet

Dhunuan dhe filmuan 17-vjeçaren, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier për verifikimin e masave të sigurisë

Një ditë më parë, Prokuroria e Fierit kërkoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 20-vjeçaren që dhunoi të miturën në Fier si dhe masën ‘arrest shtëpie’ për njërën nga 15-vjeçaret, ndërsa ndaj 15-vjeçares tjetër kërkoi masën “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

zh.ll
Dhunuan dhe filmuan 17-vjeçaren,  dalin para gjykatës 3 vajzat
vajzat e perfshira ne ngjarje

FIER- Në Gjykatën e Fierit zhvillohet këtë të diel seanca për verifikimin e masave të sigurisë për tre vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje. 19-vjeçarja Lionela Lamaj dhe dy 15-vjeçaret kanë mbërritur paraditen e sotme në gjykatë, të shoqëruara nga efektivët e Policisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Një ditë më parë, Prokuroria e Fierit kërkoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 20-vjeçaren që dhunoi të miturën në Fier si dhe masën ‘arrest shtëpie’ për njërën nga 15-vjeçaret, ndërsa ndaj 15-vjeçares tjetër kërkoi masën “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

Ndëkrohë, përpara ambienteve të Gjykatës së Fierit ka folur nëna e njërës prej 15-vjeçareve të përfshira në dhunimin e 17-vjeçares. Bëhet fjalë për nënën e vajzës, për të cilën u kërkua shtrim i përkohshëm në spitalin psikiatrik, tha se nuk kanë pasur njohje me familjen e 17-vjeçares së dhunuar. Ajo theksoi se nuk i njihte as dy vajzat e tjera me të cilat e bija kishte shoqëri.

Ajo ka pohuar se kishin nevojë për ndihmë nga shkolla dhe psikologia, por janë përzënë dhe prindërit iu drejtuan Zyrës Arsimore në Fier. Në këto kushte, sipas saj, ata vendosën ta dërgonin në një shkollë private, ku vajza nuk shkoi asnjë ditë, pasi ndihej e bullizuar.

Nëna e 15-vjeçares shprehet po ashtu e shqetësuar, pasi nuk është në dijeni as të diagnozës e as të trajtimit.

“Nuk di asnjë gjë, për gjendjen shëndetësore të vajzës. Jam shqetësuar shumë. Në spital e kam takuar dy herë, më duket jo aq mirë. Nuk e di nëse është në dijeni të pamjeve që janë bërë virale. Vajza kishte telefonin që i kemi blerë ne, rrobat çfarë ka pasur të vetat. Kur kthehej në orët e para të mëngjesit më thoshte se kam qenë me shoqe, nuk më tregonte.

Nuk i njihja shoqet, as prindërit e tyre. I pash për herë të parë në polici, ndërsa vajzën që kanë rrahur, prindin e saj nuk e njoh fare. Nuk kam marrë avokat për vajzën. Ne kemi një vit, kemi vajtur në polici disa herë. Kur ishim tek shkolla bashkë me bashkëshortin. ‘Zhduku jashtë’ na tha drejtoresha e shkollës kur i thamë për problemet e vajzës para një viti. Më nxori jashtë edhe mua dhe bashkëshortin nga zyra. Dua kurim të plotë për vajzën, e kam kërkuar në gjykatë kurimin për vajzën”, tha mamaja e saj.

Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor të këtij viti, ndërsa u bë publike disa ditë më pas. Tre autoret e dyshuara, publikuan pamjet e dhunës ndaj bashkëmoshatres në rrjetet sociale. Vetë 17-vjeçarja, po ditën e ngjarjes ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje nga kjo e fundit dhe dy vajza të tjera 15- vjeçare. /ZÈRI

Poll

MOS HUMB