Aktualitet

Plagosi fqinjin me pistoletë, vetëdorëzohet në polici Amarildo Kamberi

Plagosja ndodhi mbrëmjen e të shtunës në rrugën "Haki Shehu" në Tiranë

E.K
Plagosi fqinjin me pistoletë, vetëdorëzohet në polici
Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja

TIRANË- Plagosi fqinjin pas sherrit për vendosjen e pengesave në rrugë, dorëzohet në Policinë e Tiranës Amarildo Kamberi (Kuçi).

Kamberi plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, Xhevahir Kolaverin, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e të shtunës. Shkak për ngjarjen u bë një konflikt banal mes tyre për shkak të një vendi parkimi, dhe për shkak të pengesave që ishin vendosur në rrugë.

Policia thotë se ka sekuestruar edhe armën e përdorur për plagosjen si dhe një sasi municioni luftarak.Sa i përket Kolaverit ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vetëdorëzohet në Polici, 31-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, më datë 17.02.2024.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe sasi municioni luftarak. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit në DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. K.(K)., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë, është konfliktuar për motive të dobëta, me fqinjin e tij, shtetasin Xh. K., dhe gjatë konfliktit e ka qëlluar atë me armë zjarri.

Si pasojë shtetasi Xh. K. është dëmtuar. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes, dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB