
Pamje nga vendngjarja
LEZHË- 23-vjeçari Ledjon Ndoj që plagosi dje me armë zjarri 29-vjeçarin Egzon Gegaj është arrestuar sot. Sipas Policisë, ngjarja dyshohet se ndodhi për një konflikt me motive të dobëta mes dy të rinjve. Gega ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi gjatë pasdites së djeshme në lagjen “Nënë Tereza” në hyrje të qytetit të Lezhës.
29-vjeçari u qëllua 3 herë dhe njëri nga plumbat e preku në gjoks. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, i riu u soll me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranës./ZËRI
Poll