Aktualitet

Atentat në Lezhë/ Qëllohet me armë zjarri i riu, sillet me urgjencë tek Trauma, ka plagë në gjoks

Si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur Egzon Gega, i cili është qëlluar 3 herë dhe njëri nga plumbat e ka prekur në gjoks.

k.m.
Atentat në Lezhë/ Qëllohet me armë zjarri i riu, sillet me
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Atentat ndaj një të riu në hyrje të qytetit të Lezhës. Si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur Egzon Gega, i cili është qëlluar 3 herë dhe njëri nga plumbat e ka prekur në gjoks. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, i riu është sjellë me  urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranës. Por fatmirësisht sipas Policisë së Shtetit është jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me ngjarjen, Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur pas një konfilikti për motive të dobëta me një 23-vjeçar. Ndaj për ngjarjen në kërkim është shpallur i riu i identifikuar me inicialet L.N.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në hyrje të qytetit të Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB