
TIRANË- Një 25-vjeçar është ekstraduar nga Frankfurti në Gjermani. Bëhet fjalë për Erland Krasniqi, i cili akuzohet se 6 muaj më parë, plagosi me armë zjarri një person pas një konflikti te rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.
Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit ka caktuar ndaj Krasniqit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Akuzohet se 6 muaj më parë, kreu një plagosje me armë zjarri, te rrethrrotullimi i Plepave, në Durrës, ekstradohet nga Frankfurti, 25-vjeçari. Si rezultat i koordinimit të vazhdueshëm të punës me homologët e Interpol Ëiesbaden, Interpol Tirana finalizoi procedurat për ekstradimin e shtetasit E. K., 25 vjeç, të lindur në Kavajë, nga Gjermania në Shqipëri. Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ai akuzohet se më datë 15.05.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”, Durrës, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin R. B.”, njofton policia. /ZËRI