
SHKODËR- Një 76-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër, pasi ka plagosur me thikë dy persona. Sipas Policisë, i moshuari, i paidentifikuar me emër, ka qëlluar me thikë dy persona me të cilët ishte konfliktuar. Të lënduar nga përplasja me thika kanë mbetur dy persona, 51 dhe 49 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 11:40, në rrugen “Filip Shiroka”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit G. K., 76 vjeç.Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI