Aktualitet

PPP në Shëndetësi, KLSH tek "Ekonomia": U veprua me 2 standarde, u financuan me TVSH në kundërshtim me ligjin

Në Komisionin e Ligjeve, KLSH ka dalë në përfundimin se nga 4 kontratat që janë dhënë në shëndetësi, për 2 është paguar TVSH, ndërsa për 2 të tjera jo.

k.m.
PPP në Shëndetësi, KLSH tek "Ekonomia": U veprua me 2
Pamje nga Komisioni

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka cilësuar si të parregullta 4 kontratat që janë dhënë në fushën e Shëndetësisë. Në Komisionin e Ligjeve, KLSH ka dalë në përfundimin se nga 4 kontratat që janë dhënë në shëndetësi, për 2 është paguar TVSH, ndërsa për 2 të tjera jo. Sipas KLSH, këto kontrata janë financuar me TVSH në kundërshtim me ligjin. 

"Kontrata është lidhur në kundërshtim me ligjin, sepse ligji për PPP e ka të përcaktuar se duhet të zbatohen ligjet përkatesë. Në këtë rast duhet të zbatohej ligji për TVSH. Likidimi është bërë për check-up dhe Sterilizimin,"-bëri me dije KLSH gjatë mbledhjes.

PPP NË SHËNDETËSI

KLSH: Të 4 kontratat PPP që janë në shëndetësi, 2 janë paguar pa TVSH, 2 me TVSH, ndërkohë që janë të njëjta për nga lloji. Është vepruar me 2 standarde për të dyja kontratat. Janë shërbime që janë për shëndetin e publikut.
Agron Shehaj: Mund të dimë sa është dëmi në këtë rast?
KLSH: Që të bëj një percaktim që kërkoni ju, duhet bërë një analizë më e thelluar për pjesën e TVSH. Pjesa e auditimit është bërë për financimin e kontratave. Janë financuar me TVSH në kundërshtim me ligjin.
Braçe: Ju po thoni që kontrata është lidhur në kundërshtim me ligjin mbi tatimin?
KLSH: Kontrata është lidhur në kundërshtim me ligjin, sepse ligji për PPP e ka të përcaktuar se duhet të zbatohen ligjet përkatesë. Në këtë rast duhet të zbatohej ligji për TVSH. Likidimi është bërë për check-up dhe Sterilizimin./KLSH

Poll

MOS HUMB