
TIRANË- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e sherrit që ndodhi dje në Kamëzm ku mbeti i plagosur me sende të forta 38-vjeçari Redi Vata. Policia informon se janë shpallur në kërkim M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç. Ndërsa, gjatë kontrolli në banesën e një prej autorëve është gjetur një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak. Po ashtu, është shpallur në kërkim një makinë tip “Benz”, me të cilët dyshohet se janë larguar vendngjarja 2 autorët e dyshuar.
Ditën e djeshme, efektivët u telefonuan se ndodhi një konflikt mes dy drejtues automjetesh, ku dy shoferë dhe një person tjetër u përplasen fizikisht me sende të forta. Si pasojë, mbëti i lënduar 38-vjeçari, i cili mori dëmtime në kokë dhe në gjoks./ZËRI