Aktualitet

Plagosje e rëndë dhe vjedhje, Anglia dhe Greqia ekstradojnë në Shqipëri dy të kërkuarit (EMRAT)

Bëhet fjalë për Kostandino Tahirin, i cili është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”

F.I
Plagosje e rëndë dhe vjedhje, Anglia dhe Greqia ekstradojnë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dy persona të shpallur në kërkim dhe të dënuar me burg në mungesë nga drejtësia shqiptare, janë ekstraduar nga Britania e Madhe dhe Greqia. Bëhet fjalë për Kostandino Tahirin, i cili është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe Andrea Bitin, i cili rezulton i dënuar me 8 muaj burg për vjedhje.

Të dy personat, Tahiri i ekstraduar nga Anglia dhe Biti nga Greqia, i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për kryerjen e procedurave të mëtejshme dhe vuajtjes së dënimeve të dhëna nga drejtësia shqiptare.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e huaja ligjzbatuese, u bë ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar në vendin tonë e shtetasit Kostandino Tahiri (K. T.). Ky shtetas ishte dënuar në vitin 2021 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 3 vjet burgim, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.

Nga Greqia, Athinë, është ekstraduar shtetasi Andrea Biti (A. B.). Ai ishte dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me 8 muaj burgim, për veprën penale të “Vjedhjes”.

Poll

MOS HUMB