Aktualitet

Plane për arrastisje nga burgu i Reçit? Çfarë vendimi mori gjykata e Shkodrës për rusin Kokunov

Gjykata e Shkodrës u blindua nga forca speciale, të ardhura nga Tirana. Ai konsiderohet si një person shumë i rëndësishëm i botës së krimit në Rusi dhe në Serbi.

E.K
Plane për arrastisje nga burgu i Reçit? Çfarë vendimi
Rusi Kokunov

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka shtyrë seancën ku do të vendosej për ekstradimin e shtetasit rus, Igor Kokunov, i arrestuar në muajin gusht në doganën e Muriqanit. Seanca u shty pasi shkresa për ekstardimin e tij duhet të ishte firmosur nga Ministria e Drejtësisë në Rusi. Seanca e sotme u shoqërua me masa të shtuara sigurie në Gjykatën e Shkodrës, nga frika e ndonjë plani për arratisje të mundshme nga shtetasi rus.

Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje në Rusi, ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka patur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie duke bllokuar të gjithë rrugën e gjykatës.

Arrestimi i Kokunov u bë me qëllim ekstradimin drejt Moskës pasi 59-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai konsiderohet si një person shumë i rëndësishëm i botës së krimit në Rusi dhe në Serbi.

Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu me nofkën “Vasya Bandit”, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga “arresti shtëpiak” në pritje të gjykimit. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore në fillim të muajit shtator, Igor Kokunov, ka pranuar se ka probleme me drejtësinë në Moskë, por proceset penale janë stimuluar për shkak të marrëdhënies jo të mirë që ka ai me regjimin diktatorial të Presidentit, Vladimir Putin.

Ndërkohë që dalja e parë e tij përballë gjykatës së Shkodrës në fillim të muajit Shtator është ndjekur nga dy shtetas ukrainas. Igor, ka pretenduar se donte të hyntë në territorin Shqiptar për qëllime turistike dhe se nuk kishte asnjë dijeni se ndaj tij ishte lëshuar një mandat arresti nga gjykata e Moskës.

Kokunov, akuzohet për krime të tilla si vrasja, rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm. “Vasya Bandit” u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.

Poll

MOS HUMB