
TIRANË- Atentati ndaj Durim Bamit tek ura e Tapizës, ku mbeti i plagosur kushëriri i tij, Ervin Kodra ishte një porosi e Ervis Martinajt dhe jo e personit që e kërkonte prej kohësh, Arben Ndoka. Për këtë tentativë vrasje, të përfshirë ishin Hektor (Tori) Xheçuka, Florend Kelmendi, Albert Zaja dhe Marklen Haka. Po ashtu përmenden edhe persona të tjerë të paidentifikuar me emër. Por porositësi për vrasjen e vëllezërve Bami ishte Martinaj, ndaj Xheçuka dhe Albert Zaja ranë dakord që të kryenin punën, duke i kërkuar takim nga afër Martinajt.
Në këtë takim i tregojnë se punojnë bashkë dhe se kanë lidhje edhe me Marklen Hakën. Por nga ajo që flasin i lënë të kuptojë Martinajt se ndaj vëllezërve Bami kanë urrejtje.
"Tori Xhecuka i shprehet Ervisit qe, Bert Zaja (Albert Zaja) eshte shoku im dhe eshte ai qe me jep info dhe ai e din qe duan ta vrasin ato (i referohet Durim dhe Valter Bami). Tori i tregon qe Albert Zajen e kemi per gjithcka dhe e kemi me vete sepse Berti ka 3 plumba ne bark nga ata (i referohet Durim dhe Valter Bami) edhe perpara 3 muajsh i kane gjuajtur sepse Berti eshte lidhje e Mariglenit (Marklen Haka). Tori i shpjegon se ka degjuar qe Durimi flet keq per Ervis Martinaj dhe ne fund i thote qe nuk kerkon ta shtyje Ervis Martinaj ne konflikt por le t'i shohe vete gjerat."
Madje i kanë bërë me dije Martinajt, se vrasjen e Bujar Lika dhe Paulin Gjergjit, autor ka qenë Durim Bami dhe bashkëpunëtorët e tij. Nga ana tjetër, Marklen Haka sqarohet me Martinajn dhe i betohet se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Aleksandrit, ndaj ky i fundit zotohet që t'i ulë bashkë për sqarim.
-
'Ta krym atë kur*'/ Zaja zotohet ta vrasë Durim Bamin
20 Maj, 21:30 -
"Ti per mua je i mirepritur tek shtepia ime dhe hajde kur ti! duash e ke deren hapur, ndersa ne lidhje me Arhen Ndoken as nuk e ndihmoj per ty, as ty per ti here dem atij. Nese deshiron me te ul me Arben Ndoken ne shtepine time, te ul me te dhe jam garant."
Kështu ditën e atentatit ishin Xheçuka dhe Kelmendi ata që qëlluan drejt mjetit "Range Rover" të Durim Bamit, ndërsa Marklen Haka i njoftoi të dy për lëvizjet e Bamit në zonën e Fushë Krujës, ndërsa Zaja për lëvizjet e tij teksa udhëtonte në aksin Kamëz-Tapizë. I plagosur mbeti vetëm Kodra, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, por pa pasoja për jetën pasi plumbi e kapi në krahë. Pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua, Ervin Kodra dha shpjegimet e tij para Policisë.
"Durimin e kam djalë daje dhe bashkë me të shkova në Rinas. Na qëlluan dhe Durimi preu timonin e makinës majtas duke kaluar në krahun tjetër të rrugës duke u futur në një rrugicë të vogël brenda rrethimit të një fabrike mermeri. Ngaqë nuk manovroi dot më, u përplas me një mur të kësaj fabrike. Aty erdhi Valter Bami që më solli në spital dhe Durimi vajti në shtëpi."
Ervin Kodra tregoi se i kishte fiksuar personat që i kishin qëlluar nga mjeti "GOLF", njeri drejtues i mjetit, tjetri në sediljen e parë dhe njëri në sediljen pas shoferit. Ky i fundit, sipas asaj që kujtoi Kodra, kishte një kapele në kokë.
Ngjarja ndodhi më 5 nëntor por Durim Bamin Policia nuk e gjeti dot. Ai u dorëzua vetë pas 3 ditësh për të dhënë sqarimin e tij, por nuk tha asgjë. Thjesht u shpreh se nuk i kishte njohur autorët.
"Jam larguar nga vendi i ngjarjes dhe jam fshehur pasi i druhesha një sulmi tjetër të mundshëm me armë. Nuk kam arritur që të identifikoj personat që kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin kam qenë në lëvizje,"-deklaronte ai.
Deri më zbardhjen e kësaj dosje, autorët e kësaj ngjarje ishin mister për Policinë e Shtetit./ZËRI