Aktualitet

Policia shton praninë në sheshin 'Skënderbej', shoqërohen disa protestues në qendër të Tiranës

Gjatë ndërhyrjes së policisë, disa protestues janë shoqëruar nga efektivët, ndërsa ende nuk ka të dhëna të mëtejshme për rrethanat e shoqërimeve.

M.K.
Policia shton praninë në sheshin 'Skënderbej',
foto

TIRANË-  Forca të shumta policie janë pozicionuar në sheshin 'Skënderbej' në qendër të kryeqytetit ku janë vënë re disa automjete të uniformave blu dhe lëvizje të efektivëve në zonë.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, disa protestues janë shoqëruar nga efektivët, ndërsa ende nuk ka të dhëna të mëtejshme për rrethanat e shoqërimeve.

Prania e shtuar e forcave të rendit vjen pas protestës së zhvilluar në Tiranë, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Efektivët vijojnë të qëndrojnë në qendër të qytetit, ndërsa situata po ndiqet nga autoritetet./ZËRI

Poll

MOS HUMB