TIRANË- Qindra besimtarë krishterë katolikë u mblodhen në sheshin sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë ku po kremtojnë 'Udhën e Kryqit'. Riti në prag të Pashkës Katolike po udhëhiqet nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj. Imzot Dodaj gjatë fjalës së tij u shpreh se "kjo ditë na thërret që të ndjekim Udhën e Kryqit". Gjatë fjalës së tij ai bëri thirrje për paqe, teksa u shpreh se "Zoti na shoqëron në çdo situatë të jetës".
“Jemi mbledhur në këtë ditë, për të përkujtuar se Zoti na shoqëron në gjitha situatat e jetës sonë. Aty ku kemi qarë ne, Jezusi ka ardhur. Aty ku jemi rrëzuar ne, Jezusi na ka inkurajuar. Sot jemi me të gjithë, pavarësisht fesë apo kombit, jemi me ata që janë pre e bombardimeve. Zoti është kudo, me të gjithë ata që janë në zhgënjim në çdo cep të botës. Sot kumbojnë kërcënimet, shantazhet, blerjet. Sot prevalon dhe interesi i momentit. Jemi të shënuar nga dashuria e Zotit, që futet në raport me mundimet tona. Në këtë ditë, ne kremtojmë mundimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit. Është dita në të cilën jemi të thirrur që të heshtim nga ana shpirtërore. Sepse Jezusi po vdes, jo në kuptimin për të përfunduar gjithçka, por me vdekjen e tij hapet një shpresë. Dhe shpresa është pra që në ditën e Pashkëve ai do të ngjallet. Ne përsërisim duke kujtuar disa momente të jetës së tij, duke vdekur dhe duke vuajtur, deri në momentin e vdekjes së Krishtit. Prandaj është një moment i rëndësishëm për ne si Kishë Katolike, sepse na bën të gatshëm për të pranuar Jezusi i vdekur në jetën tonë, por me shpresën se ai do të ngjallet. Këtë mbrëmje të gjitha katolikët në mbarë botën e në kryeqytete të ndryshme të botës, aty bashkohet dhe Tirana jonë. Tirana pa Zotin, është një qytet i fikur. Tirana ka nevojë të zbulojë Zotin. Nëse të gjithë kemi parimet e Zotit, vendi do jetë më i mirë”, tha imzot Dodaj, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës.
Gjatë ceremonisë do të bëhen 14 ndalesa që përshkruajnë vuajtjet e Jezu Krishtit pas dënimit me vdekje në kryq./ZËRI