Aktualitet

Pranë kufirit me Greqinë, gjendet i vdekur një person

Viktima dyshohet të jetë rreth 60-vjeç, ndërsa në trup nuk i janë gjetur shenja dhune

E.K
Pranë kufirit me Greqinë, gjendet i vdekur një person
Foto ilustruese

DEVOLL- Një person është gjetur i pajetë në afërsi të kufirit me Greqinë në fshatin Ponçarë,

Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizë më të detajuar në lidhje me shkaqet.

Paraprakisht mësohet se viktima është rreth 60-vjeç, ndërkohë që policia ka nisur hetimet nëse ka të bëjë me një person që mund të jetë deklaruar i humbur nga familjarët e tij.

Poll

MOS HUMB