Aktualitet

Pr.ligji 'Për shëndetin seksual dhe riprodhues'/ Besimet fetare: Ndalni draftin! Japin argumentet

Sa i përket surrogacisë, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë shprehet se kjo, mund ti hapë rrugë abuzimit me gratë si dhe mosgarantimit të drejtave të fëmijës.

E.K
Pr.ligji 'Për shëndetin seksual dhe riprodhues'/ Besimet
Përfaqësues të besimeve fetare

TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga 5 përfaqësitë fetare në vend ka dalë këtë të enjte me një kërkesë zyrtare për Kuvendin e Shqipërisë që të ndalojnë projektligjin për “Shëndetin seksual dhe Riprodhuese” dhe hedhjen e tij në konsultim publik. Ata i bëjnë thirrje Kuvendit që të ndalë pr.ligjin dhe të mos kalojë për votim në Kuvend. Këshilli Ndërfetar në vend, kërkon të përfshihet në konsultime.

Përmes bordit të tij presidencial Këshilli, kërkon të paraqesë argumentet profesionale për draftin dhe efektet negative që ai mund të ketë për shëndetin e individit, familjes dhe shoqërisë. Edhe më herët ka pasur debate për këtë draft nga besimet fetare. Sipas tyre, kjo bie ndesh me besim dhe dhe familjen tradicionale. Ata kanë paraqitur dhe argumentet e tyre shkencore sa i përket kundërshtisë së tyre të draftit, i cili në vetvete ka sjellë reagime të shumta.

Sa i përket surrogacisë, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë shprehet se kjo, mund ti hapë rrugë abuzimit me gratë si dhe mosgarantimit të drejtave të fëmijës.

“Ky nen paraqet vullnetin e propozuesve të projektligjit për t’i hapur rrugën mundësive të shumta të abuzimit me femrën dhe dinjitetin e saj, si dhe mosgarantimit të drejtave të fëmijës. Përdorimi i termit “surrogative” në vend të “zëvendësuese” duket i qëllimshëm, për shmangien e ndërgjegjësimit të opinionit publik për kuptimin dhe rreziqet që paraqet iniciativa e ligjit. Për më tepër “shfrytëzimi i mëmësisë zëvendësuese” është konsideruar si akt Kriminal nga Parlamenti Evropian në Direktivën respektive kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së viktimave”, thuhet në shlkresën drejtuar institucioneve.

Po ashtu sa i përket abortit, KNSH shprehet se në Shqipëri janë realizuar rreth 30.000 aborte në 5 vitet e fundit, rreth 220 aborte për 1.000 lindje, një përqindje tejet e lartë.

“Aktualisht sot jemi në nivelin e lindshmërisë 1.4 fëmijë për grua, ndërkohë që niveli I mbijetesës së shoqërisë është minimalisht 2.1. Pra zgjidhja nuk është të stimulojmë abortin, (një mjet vrastar), por të stimulojmë lindshmërinë me më shumë masa sociale, ekonomike, edukative, shëndetësore etj. Nga ana tjetër “aborti selektiv” është vrasësi më i madh i fetusit të seksit femër, pra bie ndesh direkt me të drejtat e grave. Nga viti 1990 deri më sot nëpërmjet “abortit selektiv” të jashtëligjshëm - në vendin tone janë vrarë 33.000 fetuse femërore, mbas përcaktimit të seksit intrauterin. Kjo ka bërë që në Shqipëri të kemi një raport mashkull/femër 112/100 nga 105/100 që është normaliteti i shoqërisë. Ligjërimi i abortit deri në javën e 14-të: Prek fetusin në një periudhë të rëndësishme të formimit dhe zhvillimit si qenie njerëzore edhe nga ana biologjike. Ligjëron abortet selektive me bazë gjinore duke i vrarë ato. Shton kohëzgjatjen e periudhës së abortit, duke favorizuar incidencën e tij. Të gjitha këto janë politika jo vetëm kriminale, por dhe krejt ndesh me interesat reale të popullsisë dhe shoqërisë sonë. Sugjerimi ynë do të ishte jo rritja e moshës së lejuar të abortit, por reduktimi i saj nga 12 javë në 8 javë”, thuhet me tej.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati një projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që ka si qellim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese të individëve. Ministria e Shëndetësisë në një reagim publik pas qëndrimeve kritike mbi elementët e rinj që sjell projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, u shpreh se ky dokument i është nënshtruar konsultimit publik që do të ndihmojë në përthithjen e mendimeve të grupeve të interesit dhe garanton se në fund të këtij procesi projektligji do të reflektojë dhe përfundimet e nxjerra nga këto konsultime./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB