
TIRANË- Florjan Gjergji është "koka" e një sërë mashtrimesh duke përdorur emrat e zyrtarëve më të lartë të shtetit, duke zhvatur kështu shuma të mëdha parash. Së fundmi, "preja" e tij ishte biznesmeni Flamur Rrushi, i cili mori një mesazh se ministri i Brendshëm, Taulant Balla i kishte kërkuar 100 mijë euro. Pasi e kishte vënë në dyshim mesazhin, Rrushi nga Qukësi i Librazhdit shkoi për të bërë një kallëzim në Polici. Mesazhi i ka ardhur nëpërmjet aplikacionit "Viber", ku "Taulant Balla" i kërkonte paratë dhe e udhëzoi që t'ja japte një personi që po e priste në Librazhd. Pa e dyshuar fare se nuk po fliste me Taulant Ballën, ka bërë gati shumën e parave.
"Në datë 01.05.2024, në aplikacionin Viber, e ka kontaktuar një person me emrin "Taulant Balla, i cili fillimisht i ka dërguar mesazh dhe me pas e ka telefonuar 2 herë nëpërmjet Viber, por nuk i është përgjigjur pasi nuk dinte ta përdorte Viber. Më pas kontakti me emrin "Taulant Balla", i ka dërguar mesazh duke i thonë jam në një drekë", "ma mbaron një porosi", "do kaloj një miku andej jepja 100 mije euro dhe rregullohemi". Flaumri i ka kthyer mesazh duke i thënë "Ok", "të flasi me mua". Kontakti "Taulant Balla", i ka kthyer duke i thënë "ok po telefonon pas pak". Kjo bisedë është zhvilluar rreth orës 14:00 me anë të mesazheve. Më pas Flamuri ka komunikuar me telefon me një shtetas i cili posedonte numrin e telefonit 0683649192 dhe i ka thënë se po e priste në Librazhd, ndërsa ai ia ka kthyer duke i thënë se vonohej se kishte punë në Elbasan, ku më pas ka komunikua më me këtë shtetas pasi fiku telefonin. Rreth orës 17:00 po i njëjti kontakt me emrin "Taulant Balla, i ka dërguar përsëri mesazh duke i thënë "u lidhe me të", Flamuri iu përgjigj duke i thënë "po po e pres po vi unë në Tiranë dhe ndërkohë ai iu përgjigj duke i thënë "Faleminderit, nga e diela të bëjë telefon, hamë ndonjë drek". Rreth orës 18:00 Flamuri i ka dërguar përsëri mesuch personit dike i thëse "ka 3 orë që e pret dhe ka fikur telefonin" dhe në këtë moment ai i ka thënë "E ka dërguar diku tjetër dhe po munde mi sill nesër në Tiranë", Flamuri përgjigjet duke i thënë "po”,"-tha Rrushi nw deponimin e tij në Polici.
Biznesmeni ka pranuar në polici se me ministrin Taulant Balla janë miq familjar, dhe se të regjistruar në telefon i kishte shënuar një tjetër numër telefoni. Përmes një personi të afërt, ai ka kuptuar që shumë e parave në fakt ia kishte dërguar një personi tjetër dhe jo Ballës. Ndaj edhe shkoi e bëri denoncimin. Por nuk është i vetmi që ka rënë në 'rrjetën' e mashtrimit.
Emri i Florian Gjergjit është një prej më të lakuarve për skemat e mashtrimit me biznesmenët në dy vitet e fundit, por pavarësisht arrestimeve të disa anëtarëve të grupit të tij, ai vetë nuk është arrestuar ende nga policia. Duke pasur mundësinë që të planifikojë skemën e radhës së mashtrimit. /ZËRI