
KUKËS- Prokuroria e Kukësit ka sekuestruar pasurinë e Fatjon Dautit. Vendimi i bërë me dije sot zyrtarisht nga ana e Prokurorisë së Kukësit liston edhe pasuritë që i janë sekuestuar të riut, i cili akuzohet për "trafik droge" dhe "pastrim parash". Nën sekuestro i janë vendosur: “njësi” me sip. 100m2; “truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe sipërfaqe 30m2. "Home Office" po punon me Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), e cila ofron një dosje inteligjence që Sekretari i Brendshëm përdor për t’i hequr shtetësinë individit nëse largohen përkohësisht nga vendi, duke e bërë të pamundur kthimin e tyre.
Dauti ka qenë disa herë kryefjalë e mediave në Shqipëri dhe jo vetëm, duke përfshirë edhe kryedemokratin Sali Berisha. Ai hyri ilegalisht në MB në vitin 1999 duke pretenduar se ishte refugjat kosovar dhe më vonë iu dha nënshtetësia britanike. Në fillim të vitit 2020 ai u arrestua nga Policia e Kentit me dyshimin për pastrim parash, por asnjë akuzë nuk pasoi. Në shtator të atij viti, atëherë Sekretarja e Brendshëm Priti Patel mori një vendim për t’i hequr nënshtetësinë ndërsa ishte në një udhëtim në Shqipëri.
-
"The Times" gjen LIDHJET e politikës me krimin
27 Maj, 17:16 -
Në vitin 2021, Fatjon Dauti, humbi gjyqin dhe iu hoq shtetësia. Ai u shfaq në protestën e dhunshme që simpatizantët e Sali Berishës bënë për të marrë nën kontroll selinë e Partisë Demokratike në 8 janar të vitit 2022.
I riu nga Hasi u akuzua nga PD-ja e vulës së ishte i nxitur nga Flamur Noka që të godiste me shqelm derën e sallës së mbledhjeve të selisë blu. Ky rast u përdor si precedentë që Berisha të shpallej "non grata" edhe nga Britania e Madhe, pasi sipas autoriteteve, kryedemokrati kishte lidhje me persona të botës së krimit. Por në mbrojtjen që i bëri vetes, Sali Berisha thotë se nuk e ka njohur kurrë Fatjon Dautin, duke e cilësuar atë të fundit si mbështetës të Lulzim Bashës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka kërkuar Gjykatës Kukës konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. dhe të afërmve të tij nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Shtetasi F. D., ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit F.D janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.
Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19.09.2024 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme: - Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2; - Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe - Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2./ZËRI