Politikë

“Non grata” për Berishën zbulon operacionin sekret të Anglisë, kërkojnë të zbulojnë LIDHJEN e kriminelëve dhe politikës

Ata vlerësohen të jenë lojtarë të rëndësishëm në tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë të përhapur në botën e krimit të organizuar në Britaninë e Madhe, por rasti i parë i kësaj lidhjeje është zbuluar me kryedemokratin Sali Berisha.

k.m.
“Non grata” për Berishën zbulon operacionin sekret të
Sali Berisha

BRITANI E MADHE- Media britanike "The Times" shkruan se autoritetet britanike kanë nisur një operacion sekret për të ndaluar "bosët shqiptarë" të krimit që veprojnë në Britaninë e Madhe, duke ekspozuar lidhjet që ata kanë me politikanët në rajonin e Ballkanit. Sipas medias, projekti i koduar "Crime State Nexus (CSN)" u lancua nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme.

Ata vlerësohen të jenë lojtarë të rëndësishëm në tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë të përhapur në botën e krimit të organizuar në Britaninë e Madhe, por rasti i parë i kësaj lidhjeje është zbuluar me kryedemokratin Sali Berisha.

"Sali Berisha, 79 vjeç, po apelon vendimin e marrë nga Priti Patel, kur ishte ministre e Brendshme, për ta shpallur atë "non grata" nga Britania e Madhe,"-shkruhet në artikull. Lidhjen e Berishës e kanë bërë me Fatjon Dautin, i cili shkelmoi një prej dyerve të selisë së PD-së në dhjetor të vitit 2021. I riu nga Hasi u akuzua nga PD-ja e vulës së ishte i nxitur nga Flamur Noka që të godiste me shqelm derën e sallës së mbledhjeve të selisë blu. Ndërsa mediat britanike i kanë kushtuar në qershor një artikull ku zbulonin se shqiptari njihej me nofkën “B9” por që emrin e vërtetë e ka Fatjon Dauti (Dautaj).

Sunday Ekspress dhe Ekspress.co shkruanin se Dauti është një 36-vjeçar mbi të cilin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, ndaj edhe ishte dëbuar nga Britania e Madhe. Pikërisht në këtë vend, Dauti ka marrë dhe epitetin “Boss Krimi”, si dhe lakohet për ‘përmbytjen e vendit me hashash dhe kokainë’. Sali Berisha thotë se nuk e ka njohur kurrë, Fatjon Dautin,duke e cilësuar si mbështetës i Lulzim Bashës.

Britania e Madhe i ndaloi hyrjen në vend të ish-presidentit shqiptar Sali Berisha në korrik të vitit 2022, vendim të cilin ai e apeloi në Komisionin Special të Apelit të Emigracionit në Londër. Komisioni do të shprehet për këtë çështje muajin e ardhshëm. Përveç Berishës, pritet që projekti "Crime State Nexus" përpiqet të marrë masa kundër personave të ekspozuar politikisht në Shqipëri, që mund të përfshijë ndalimin e tyre nga Britania. Prandaj, qëllimi themelor është prishja e lidhjeve ndërmjet politikës, biznesit dhe aktivitetit të paligjshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB