Aktualitet

Qëllohet me plumb në fytyrë shqiptari në Itali, në gjendje të rëndë për jetën

Autoritetet po hetojnë për një atentat, por nuk përjashtohet as mundësia që ndonjë qytetar ka dashur të provojë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër, duke bërë që plumbi të mbërrinte në kokën e shqiptarit.

F.m
Qëllohet me plumb në fytyrë shqiptari në Itali, në
Fatos Cenaj

ITALI- Fatos Cenaj, një shqiptar që banon në Padova të Italisë është qëlluar me plumb në fytyrë teksa udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të paradites, në zonën e Alta të Padovës, në rrugën Casoni në Fontaniva. 59-vjeçari ka rënë nga biçikleta në momentin që është qëlluar dhe pranë tij ka mbërritur një auto-ambulancë.

Në pamje të parë dukej sikur Cenaj ishte rrëzuar nga biçikleta, por mjekët konstatuan plagën e shkaktuar nga plumbi. Autoritetet po hetojnë për një atentat, por nuk përjashtohet as mundësia që ndonjë qytetar ka dashur të provojë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër, duke bërë që plumbi të mbërrinte në kokën e shqiptarit.

“Burri, një 59-vjeçar nga Fontaniva me origjinë nga Shqipëria, kishte një plagë me armë zjarri në fytyrë. Ai u stabilizua dhe u transportua në spital me urgjencë ekstreme. Ai është në një prognozë të rezervuar në rrezik për jetën. Punonjësit e shëndetësisë që u kujdesën menjëherë për të po bëjnë gjithçka që munden për ta shpëtuar. Sapo u kuptua se nuk ishte një rënie normale, por një situatë shumë më delikate, Karabinierët e Njësisë Hetuese të Departamentit të Operacioneve të komandës provinciale të Padovës mbërritën në Fontaniva,”- shkruhet në njoftim.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, të mbikëqyrjes me video të bashkisë që ndodheshin në zonë.

Poll

MOS HUMB