Aktualitet

Qytetarët mblidhen në shesh, numërojnë protestën e 79-të që nga nisja

Me pankarta dhe thirrje të ndryshme, protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, duke përshkuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

M.K.
Qytetarët mblidhen në shesh, numërojnë protestën e
Foto nga protesta

TIRANË-  Edhe këtë të hënë, qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, ku kanë shënuar ditën e 79-të të protestës qytetare, e cila vijon prej 31 majit. Me pankarta dhe thirrje të ndryshme, protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, duke përshkuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta ka bërë bashkë qytetarë të shumtë, të cilët shprehin kërkesat e tyre përmes fjalimeve. Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit pritet të ndalen përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalimet. Pritet që protesta e sotme do të përfundoj me marshimin e qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB