Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore, temperaturat deri në -2 gradë, parashikimi i motit për sot

Në zonën e verilindjes, priten reshje shiu dhe dëbore të herëpashershme dhe intensitet të ulët. 

F.I
Reshje shiu dhe dëbore, temperaturat deri në -2 gradë,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ditën e sotme pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike mbi vendin tonë për shkak të depërtimit të masave ajrore më të thata. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Në zonën e verilindjes, priten reshje shiu dhe dëbore të herëpashershme dhe intensitet të ulët. 

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të intensifikohet me shpejtësi 14-22m/s, shoqëruar me dallgëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore -2 deri 3° C, në zonat e ulëta 0 deri 13°C dhe në zonat bregdetare 5 deri 13°C./ZËRI

Poll

MOS HUMB